SPORT

Klopp: Dua t’i shmang skuadrat angleze, Liverpooli e adhuron Ligën e Kampionëve

Klopp: Dua t’i shmang skuadrat angleze, Liverpooli e adhuron Ligën e

Liverpooli ka eliminuar njërën nga skuadrat më të forta në Evropë, Bayernin e Munichut nga Liga e Kampionëve. Gjiganti anglez arriti ta eliminojë Bayernin e Munichut me rezultat 3-1, pas 180 minutave spektakolare. Liverpool është në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë dhe kjo gjë e lumturon trajnerin gjerman Jurgen Klopp. Tekniku i The Reds ka thënë se do të dëshironte t’i shmangte në çerekfinale skuadrat angleze.

“Do të doja t’i shmang tri ekipet angleze në çerekfinale, por do ta pranojmë çdo ekip që na bie në short”.

“Liverpooli e adhuron këtë garë dhe duam t’i shkojmë deri në fund”, ka deklaruar Klopp.

Si radhë herë në vitet e fundit, anglezët kanë katër ekipe në çerekfinale, pasi përveç Liverpoolit në mesin e tetë ekipeve më të mira janë edhe Tottenham Hotspur, Manchester United e Manchester City. /XH.K