Showbiz

Klaudia nuk bën sikur s'di gjë: "Po, takova Albin dhe Albën, u puthëm u përqafuam"

Klaudia nuk bën sikur s'di gjë: "Po, takova Albin dhe

U takuan s`u takuan? Klaudia ua shoi të gjithëve kuriozitetin. Jo vetëm që u takua me Albin, por që takoi edhe Albën në ambientet e Këngës Magjike.

“Para ca ditësh ishte me grupin e baletit… me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova”, tha Klaudia për Thumb, duke i rënë drejt e në kokë. E di mirë ajo se ç`duan të dëgjojnë njerëzit, e atë përgjigje jep. Edhe pa ia përmendur askush Albën e përmendi vetë.

Ashtu si në fillim, edhe tani marrëdhënia e tyre pas ndarjes vazhdon të jetë miqësore.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.