Showbiz

Klaudia kërceu me italianët, Albi merr përsipër Borën për ta bërë balerinë

Klaudia kërceu me italianët, Albi merr përsipër Borën

Kuriozët e portaleve dje e shtruan disa herë pyetjen nëse Albi Nako, si koreograf i Tv Klan dhe Klaudia Pepa prezantuese e Këngës Magjike u përballën gjatë spektaklit. Albi nuk postoi asnjë foto apo video nga Kënga Magjike, siç shumë të tjerë bënë. Përgjigjen vendosi ta japë sot.

[caption id="attachment_306709" align="aligncenter" width="540"](Postimi i Albi Nakos në Instastory)[/caption]

Postoi një video direkt nga Pallati i Kongreseve ku paska përveshur mëngët e po punon. Meqë Klaudia dje kërceu me balerinët e Canale 5 të ardhur enkas nga Italia, sot sektorin e baletit do ta mbulojë Albi që ka marrë përsipër të bëjë Bora Zemanin balerinë. Të mos harrojmë se një farë eksperience ajo e ka, si ish-velinë e Fiks Fare.

Kështu që dje kërceu Klaudia, sot e ka radhën Bora.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.