• Shqip
  • English
  • E martë, 19 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Të gjitha TIP top

    Klani i 50-vjeçareve po çmendet pas këtij modeli flokësh si të Julia Roberts dhe kanë arsye


    Kjo është prerja e flokëve që po pëlqehet gjithmonë e më shumë në rrethin e 50-vjeçareve të famshme. Një bob i gjatë që kornizon fytyrën, nuk zbulon rrudhat dhe është gjatësia perfekte për të mos u klasifikohet si një prerje flokësh tipike për gratë.

    Klani i të pesëdhjetave në Hollywood po bëhet më i freskët dhe prerja bob nuk është më modeli i Bella Hadid, Kendall Jenner dhe shoqeve të tyre 20-vjeçare. Kjo prerje e mesme që arrin deri tek klavikulat është bërë karta fituese e grave mbi 50 vjeç që duan ta mbajnë mirë moshën që kanë.

    Dhe, me të vërtetë, Julia Roberts duket shumë e freskët me këtë bob të gjatë, krijuar nga i besuari i saj Serge Normant, i cili epostoi për herë të parë foton në Instagram. Zgjedhja e modelit u aprovua edhe nga një pesëdhjetëvjeçare tjetër në formë: “E mahnitshme”, komentoi Sarah Jessica Parker.

    Pse kjo është prerja perfekte për këtë moshë:

    1.Sepse është e gjatë por jo shumë. Dhe prandaj nuk i tërheq tiparet e fytyrës poshtë, duke i rënduar.

    2.Sepse nuk është prerja klasike e shkurtër, aq e lehtë për t’u mbajtur dhe që është kthyer në hairstyle tipike për gratë që tejkalojnë pesëdhjetë, duke e treguar pa vetëdije moshën e tyre. Bob i gjatë është prerja kundër moshës.

    3.Sepse e shtrëngon fytyrën butësisht, pa zbuluar të gjitha papërsosmëritë.

    4.Sepse është një kompromis i mirë për ata që, si Julia Roberts, gjithmonë kanë veshur flokë të gjatë, por duan të rinovojnë pamjen e tyre.

    5.Për shkak se stili me onde jep një pamje të freskët kundër moshës./ Burimi Glamour/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post