Aktualitet

Klajda Gjosha zbulon barkun shtatzënë në protestën e sotme

Klajda Gjosha zbulon barkun shtatzënë në protestën e sotme

Pavarësisht  se është shtatzënë ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, vendosi që sot të ishte pjesë e protestës së opozitës.

Ajo u pa të dilte nga selia e partisë krah kryetares së LSI-së, e veshur me një fustan ciklaminë, ku dallohej barku i rrumbullakosur, por nuk u pa gjëkundi më pas.

Fishekzjarrët, bombat molotov dhe shishet me benzinë të hedhura gjatë protestës dhe kjo situatë mund të jetë bërë e rrezikshme për shëndetin e Gjoshës./ Tiranapost.al

Dokumenta bashkëngjitur