• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Kjo vajzë thyen rekordin botëror të numrit Pi


    Vlera e numrit Pi është llogaritur me 31 trilionë shifra nga një grua, që do të thotë se thyhet rekordi i mëparshëm me 22 trilonë.  Rekordi i ri është vendosur nga Emma Haruka Iwao, një punonjëse e Google nga Japonia e cila zbuloi shifrat e tjera me ndihmën e shërbimit të cloud computing të kompanisë Google. Për ata që janë pak të trullosur deri tani, Pi është numri që nxirret kur ndahet perimetri i një rrethi me diametrin.

    Emma Haruka Iwao

    Shifrat e para 3.14 i njohin të gjithë, por numrat janë të pafundëm…  Zgjerimi i sekuencës së njohur të shifrave në Pi është shumë i vështirë sepse nuk ndjek ndonjë model të caktuar. Pi është simboli numerik që përdoret në fizike, inxhinieri, supercomputing dhe studime hapësinorë dhe vlera e saj mund të përdoret për shumë llogaritje.

    Zbulimi i shifrave të tjera ka qenë një sfidë mes matematicienëve. Iwao ka qenë e pasionuar për matematikën që në moshë të vogël. Por ajo e di që shifrat janë të pafundme dhe thotë: jam e emocionuar që u vendos rekordi i ri, shifrat e Pi janë të pafundme dhe do duheshin vite që të dalin numra të rinj./ BBC/ Tiranapost.al. E.B

    The symbol for Pi is also the 16th letter in the Greek alphabet