• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Kjo është Ana në të vërtetë e librit të Rudina Xhungës


    Rudina Xhunga është mikeshë e mamit të Anës dhe kur ajo ka lindur gazetarja i kërkoi shoqes që t’i vendoste këtë emër, sepse ishte i preferuari i saj. Në atë kohë Rudina ka thënë se, nuk e dinte nëse do ta kishte vetë një vajzë dhe donte që Ana të quhej.

    Tani Ana është 18 vjeçe dhe do të shkojë me studime në Milano. Historinë e Anës e zbuluam rastësisht gjatë një vizite te stilistja “T&N Couture”, ku po bënte fustanin për Mbrëmjen e Maturës.

    Ajo na tregoi historinë e saj, sesi mban emrin që i vuri gazetarja e njohur dhe njëherësh autorja e librit “Sikur Ana”.

    Nëse do ta shfletoni tani këtë libër me siguri që do të keni në imagjinatë pikërisht Anën e vërtetë. Është bukur të kesh emrin e një personazhi libri!/ Tiranapost.al