• Shqip
  • English
  • E enjte, 21 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Kjo nënë u bë virale pasi djali i saj me autizëm i bëri për herë të parë një pyetje dhe ishte shumë trishtuese


    Deri në tetor Kerry Bloch dhe bashkëshorti i saj Robert, nuk e kishin dëgjuar djalin e tyre fliste vërtetë. David erdhi në jetë 21 vite pasi doktorët i kishin thënë Kerry-t se ajo nuk do të mund të kishte kurrë një fëmijë. Ajo lindi fëmijën e saj të parë dhe të vetme në moshën 40-vjeçare dhe u provoi doktorëve të kundërtën.

    Rreth moshës 4 vjeç David shfaqi shenja të spektrit autik: “Ishte mirë dhe papritur ishte i përhumbur”. Ai ndaloi së foluri dhe thoshte ndonjë fjalë vetëm kur i kërkonte prindërit, madje mund të qëndronte ditë të tëra pa thënë një fjalë.

    David

    Po pak javë më parë David i bëri pyetjen e tij të parë nënës: “A do të më pëlqejë mua dikush?”. Sa ishte e mahnitur të dëgjonte këtë pyetje nga djali i saj, po aq ishte edhe zemërthyer për kuptimin e asaj pyetjeje. Këtë moment ajo e ndau në rrjetet sociale dhe historia e saj u bë virale.

    “Djali im autik 21 vjeç nuk komunikon. Sot më bëri pyetjen e parë. Dhe ishte: ‘A do të më pëlqejë dikush?’”, shkroi Kerry.

    Si ju përgjigj ajo? Gruaja tregon se i shpjegoi të birit se ajo dhe bashkëshorti i saj e pëlqenin dhe e donin atë. Zoti e pëlqente gjithashtu, si dhe gjyshja e tij e ndjerë. “Dhe i thash, jam e sigurt se kushdo që të takon do të të pëlqejë”.

    Kerry tha që djali i saj donte shumë të kishte miq, pasi ndihej i vetmuar. Përgjigjja që mori në internet ishte shumë emocionuese, shumë vetë nisën të shkruanin se ishin gati të bëheshin miku i tij, disa prej fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

    Dhe pati një falenderim prej tij:

    / Burimi BuzzFeedNews/ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post