Showbiz

Kjo është receta e kekut të preferuar të Mbretëreshës Elizabeth

Kjo është receta e kekut të preferuar të

Harrojini ato ëmbëlsirat apo sanduiçet  që ofrohen në fluturime. Për Mbretëreshën Elizabeth ka diçka shumë më elegante e me shije. Sipas Darren McGrady, kuzhinieres së saj të 15 viteve, mbretëresha vdes për ëmbëlsira me çokollatë. Kuzhinierja zbuloi se kur mbretëresha udhëton për në Kështjellën Windsor, ajo urdhëron një kuzhinier t`i përgatisë tortën e preferuar të cilën do ta shijojë pas vaktit të drekës. Sigurisht që nuk e ha të gjithën kur është rrugës. Merr vetëm një copë dhe pjesën tjetër ia japin me vete për ta mbaruar të gjithën në shtëpi.

E preferuara e mbretëreshës mund të shndërrohet edhe në të preferuarën tuaj. McGrady tregoi recetën.

Përbërësit:

4 pllaka çokollatë të zezë

4 kuba sheqeri

gjalpë pa kripë

1 vezë

8 copë biskota

½ e lugës së çajit më vaj

8 pllaka çokollatë të zezë (shtresë)

1 copë çokollatë (për zbukurim)

Përgatitja:

Lyeni një tepsi me vaj

Thërrmojeni secilën bistotë në madhësinë e një bajameje.

Përzieni më vete gjalpin me sheqerin.

Shkrini 4 copa çokollatë dhe shtojini në përzierjen me gjalpë, ndërsa vazhdimisht i trazoni.

Shtoni vezën në përzierje.

Vazhdoni përzierjen derisa biskotat të vishen me çokollatë.

Pasi torta të jetë pjekur hidhni çokollatën mbi të.

Pjesa e mbetur e çokollatës përdoret për të dekoruar majën e tortës.

Dhe ju bëftë mirë!

*Ky post u përshtat nga Veranda dhe është realizuar nga Fabjola Hije.