Kjo është protestë! Mbi 1 milion njerëz në shesh, anglezët duan fjalën e fundit për Brexit
Rreth 1 milion anglezë kanë dalë dje në rrugët e Londrës me pankarta në duar e thirrje teksa ecin drejt parlamentit, duke kërkuar që Brexit të vendoset vetë nga ata, nëse e duan apo jo vërtetë daljen nga BE.
Ata kërkojnë që fjala e fundit e Brexit të jepet nga vetë ata. Mediat britanike janë mbushur me foto nga marshimi e gjithashtu kujtojnë se për dy ditë, peticioni anti-Brexit mblodhi 4.3 milion firma. Marshuesit u nisën nga Hyde-Park Corner dhe shkuan pranë parlamentit në shenjë simboli që zërat e tyre të dëgjohen. Shumë nga protestuesit mbanin mbi shpatulla flamurin e Europës, e ndërsa në pankarta lexoheshin shprehje tallëse e ironizuese kundër kryeministres britanike Theresa May.
Por çfarë ka ndodhur aktualisht me marrëveshjen? Europianët ranë dakord të shtyjnë Brexit më 22 maj nga 29 mars që ishte parashikuar, nëse May merr votat e mjaftueshme nga deputetët. Nëse nuk votohet për herë të tretë marrëveshja, Anglia do duhet të dalë me një tjetër alternativë deri më 12 prill, që nënkupton vonesë dhe shtyrje sërish të procesit të votimit dhe përfundimisht Anglia mund të largohet pa marrëveshje, që nuk është aspak në favorin e saj. Kujtojmë se anglezët që kur votuan në referendum në vitin 2016 kanë kërkuar që të bëhet sërish./ Metro/ Tiranapost.al. E.B