Aktualitet

Kjo është e vërteta pse tradhtojnë gratë! Nga sociologe Alicia Walker

Image result for Alicia WalkerGratë tradhtojnë burrat e tyre dhe e dini pse? Nga dashuria dhe dëshira për të shpëtuar martesën! Nuk e themi ne, por profesoresha e Universitetit shkencor të Misurit dhe sociologe, e cila tregon me detaje arsyet në librin e saj të ri:  “Jeta sekrete e grave që tradhtojnë”. Alicia Walker thotë se librin e ka bërë  jo nga mendja e saj, por sigurisht bazuar në studime dhe mijëra intervista me gra që kanë tradhtuar, pra një punë e tërë për një vit me intervista.

Walker rrëfen se ka folur me 50 gra, të moshave nga 24 deri në moshën 65 vjeç, duke mësuar arsyet e tradhtive ndaj burrave të tyre. Ndërkohë që  një studiuese tjetër, Ashley Madison thotë se gratë që tradhtojnë zakonisht nuk duan të heqin dorë nga martesa, thjesht janë në kërkim të një kënaqësie seksuale herë pas here dhe se kjo gjë i bënë gra më të mira dhe nëna më të mira. Duke folur për The Sun në lidhje me gjetjet e saj, Walker tha: "Më shumë se gjysma e grave me të cilat bisedova (26) thanë:" Jam e martuar, por nuk kemi shumë marrëdhënie dhe nuk përjetoj orgazmë me burrin, ndaj tradhtoj, njeri me të cilin e tradhtoj më dhuron kënaqësi të madhe, por nuk e dashuroj!

Interesi i Walkerit ishte të zbulonte se si këto gra duke thënë se i donin burrat e tyre, arrinin të tradhtonin, nëse është rastësi apo jo. Nga bisedat me gra të ndryshme, Walker zbuloi se në fakt gratë nuk tradhtonin spontanisht, por e mendonin dhe bënin për domosdoshmëri.  Sipas këtyre grave, burrat e tyre nuk kanë fantazi, dhe nuk ndihen të lirë gjatë marrëdhënieve, duke i shtyrë ato drejt tradhtisë.  Për Walker-in është një situatë shumë e trishtë, pasi askush nuk do donte të tradhtohej./ Marrë nga The Sunm përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

http://www.tiranapost.al/rastet-me-te-famshme-te-hakmarrjes-pas-tradhetise-e-pesta-qenka-e-forte/

http://www.tiranapost.al/zonjat-burrat-dredharake-qe-fshehen-lotet-brenda-mureve-te-shtepise-se-bardhe/

http://www.tiranapost.al/kur-thua-tradhtoi-per-cfare-lloji-e-ke-fjalen-se-ka-pese/

http://www.tiranapost.al/ka-nje-gje-te-mire-ne-gjithe-historite-e-tradhtise-psikologu-morris-na-e-zbulon/