• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha Tech

    Kjo është arsyeja që më shtyu të shkoja në Instagram dhe të fshija ato që ndiqja


    Instagrami u hap në 2010-n dhe nga postimi i parë mund të kujtoj se një profil hapa në 2014-n.

    Nëntë vite që kur u hap (pesë vite për mua) ky aplikacion u kthye në një pjesë jetësore të përditshmërisë sonë. Nuk mund ta kujtoj sesa herë e kam hapur Instagramin gjatë ditës, ishte si një varësi. Dhe kohët e fundit aplikacioni nuk të nxjerrë më në faqe kryesore foto të rastësishme apo momente të rralla që kemi fotografuar ne, në vend të këtyre është plot me imazhe perfekte që përfshijnë destinacione përrallore ose reklama të produkteve.

    Dhe ndërsa shpesh shumë njerëzve nuk u bën përshtypje, kuptova se pas pesë vitesh në Instagram kam mbledhur kaq shumë profile perfekte me të panjohur, që nuk i japin asnjë përfitim jetës sime. Nga ana tjetër më duhet të kërkoja për fotot e miqve të mi, që i mungonin faqes kryesore, sepse po ndiqja 1300 profile dhe njihja vetëm rreth 200 prej tyre.

    Kështu që vendosa të “pastroja” Instagramin gjatë fundjavës, me ngadalë, por duke nisur nga mos bërja “follow” e profileve që më bëjnë të ndihem keq, sepse nuk jam duke udhëtuar botën, me lëkurën perfekte me ngjyrë ose që më bëjnë të dukem të padobishme apo një person të mërzitshëm.

    “Centre for Appearance Research” në Britaninë e Madhe përmes një studimi ka dalë në konkluzionin vitin e kaluar për efektet e mediave sociale në imazhin që kemi për paraqitjen tonë. Dhe një nga këshillat më të rëndësishme për të hequr ndjenjat e dyshimit te vetja ishte të “pastrosh” kryefaqen e mediave sociale. Pra, cdo profil që të bën të ndihesh keq ose që të bën të mendosh “pse nuk jam aq elegante”, thjesht shtyp “unfollow”.

    Nuk ka pse të jetë diçka që ndodh brenda natës dhe të qëndroni pesë orë me telefonin para, duke hequr 500 profile, por thjesht kur të jeni duke parë Insta Story-t ose thjesht duke parë kryefaqen, çdo profil që të bën të vësh në dyshim veten ose të bën të ndihesh inferior/e, fshije.

    Është kaq e thjesht, por do t’ju ndryshojë jetën./ Tiranapost.al J.C.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690