Aktualitet

Kishin bërë valixhet gati, por lajmi i papritur i kthen gëzimin familjes shqiptare

Çantat e saj ishin në derë, të mbushura plot. Ajo dhe tre fëmijët e saj ishin bërë gati për të rifilluar jetën në vendin ku kishin lindur, në Shqipëri ndërsa bashkëshorti është amerikan. Por në minutën e fundit, Denada Rondos mësoi se familjes i ishte pezulluar dëbimi. "Kjo është dita më e mirë e jetës sime", tha Rondos, 32 vjeçarja me banesë në OKnektikat." Jam shumë e emocionuar pasi mësova se do t'i rris fëmijët në një vend ku të ndihen të sigurt, ku mund të kenë një të ardhme". Rondos, e cila hyri në vend ilegalisht në vitin 2002 me një pasaportë që nuk ishte e asaj, ishte urdhëruar në muajin shtator të largohej nga vendi dhe të kthehej në vendin e saj të lindjes. Bashkëshorti i saj, Viron Rondos, është pronar i restorantit popullor Cheshire Viron Rondo Osteria. Senatori Chris Murphy i cili shkruan raporte për emigracionin dhe Doganat kërkoi që dëbimi i familjes të mos ndodhte dhe rasti i saj të rihapej nga një bord apelues. Deportimi i saj është pezulluar përkohësisht, ajo duket të kërkojë tashmë azilin në mënyrë që ti lejojë të qëndrojë dhe jetojë atje përgjithmonë. Tiranapost.al E.B

 

Viron, burri i Denadës dhe një prej fëmijëve