Aktualitet

Kisha dalë shëtitje me vëllanë, kur dëgjuam krismat! Dëshmitarët tregojnë për sulmin në Toronto

Për ngjarjen e rënë në Toronto ku një person hapi zjarr në dy restorante dhe i mori jetën një gruaje dhe plagosi 13 të tjerë, kanë folur dëshmitarët  për mediat. “Po bisedonim kur dëgjuam disa të shtëna, më pas ndaluan dhe sërish brenda pak sekondave dëgjuam sërish të shtënat, ishte e frikshme”, tha John Tullock i cili po kalonte rrugën pranë lokaleve me vëllanë e tij teksa shtoi:U trembëm shumë, filluam të vraponin por nuk po e kuptonim se çfarë po ndodhte”.

Një shofer me emrin Jim Melis, tregoi se një burrë i bardhë me kapelë të zezë nxori armën dhe filloi të gjuante nga dritarja e lokalit. “E pashë teksa doli nga makina me një armë në dorë dhe vrapoi drejt njerëzve”. Jody Steinhauer tregoi për CBCS News ndodhej me familjen në restorantin pranë, kur dëgjoi 10 deri në 20 të shtëna. “Dëgjuam të shtënat dhe më pas të bërtiturat e njerëzve, u krijua një kaos i madh”. Policia e Torontos konfirmoi se i dyshuari ishte vrarë, por nuk janë dhënë ende detaje të tjera. Nuk është e qartë nëse ai u qëllua nga policia apo qëlloi veten. / Marrë nga CBS, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Coffee cups mark evidence at the scene of the attack in Toronto, 23 July

http://www.tiranapost.al/te-shtena-arme-ne-toronto-ka-viktima-dhe-te-plagosur/