Aktualitet Te gjitha

Kini kujdes me peshkun që blini


AKU ka bërë kontrolle në pikat e shitjes së peshkut për të parë standardet dhe e sigurisë ushqimore.

Sot në kryeqytet, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur disa dyqane peshku në vlerën e 850 mijë lekëve, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe të gjurmueshmërisë.

AKU ka konfiskuar 434 kilogramë peshk. Po ashtu janë gjobitur edhe 3 subjekte të tregtimit të mishit, për të njëjtat arsye.

“AKU bën të ditur se çdo subjekt i tregtimit të produkteve ushqimore, nuk do të lejohet të vazhdojë aktivitetin dhe do të penalizohet, nëse nuk siguron konsumatorin, në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore”, thuhet në njoftim./ E.D/ Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *