Lajme nga Bota

Kini kujdes nga ata që flasin shpejt! Miliarderi Ray Dalio tregon disa 'sekrete' dhe këshilla komunikimi

Kini kujdes nga ata që flasin shpejt! Miliarderi Ray Dalio tregon disa

Miliarderi dhe themeluesi i Bridgeëater Associates Ray Dalio, thotë se duhet të kemi kujdes nga njerëzit që flasin shpejt, që ndryshe njihen si Fast-talkers. Në një intervistë për CNBC ai thotë: Ata që flasin shpejt janë njerëz që artikulojnë dhe pohojnë gjërat më shpejt sesa është koha për të analizuar dhe vlerësuar. Por ata e kanë një qëllim, mos lejimin e kundërshtimit dhe manipulimin, e për të treguar se janë në dijeni të gjithçkaje dhe ajo që thonë ata ëshë e saktë.

Dalio thotë se më të prekurit janë personat që janë të shqetësuar gjihtë kohën se mos dalin të painformuar në një bisedë. Dalio ka shkruar edhe një libër me titull: Parimet, jeta dhe puna, ku flet për tipe të ndryshme njerëzish, në marrëdhënie me punën dhe me shoqërinë.

Por kjo taktikë sipas tij nuk duhet të lejojë manipulimin. Këshilla për personin që ndodhet pranë folësit të shpejtë është: Mos reagoni shpejt, mos u përshtasni me shpejtësinë e fjalëve të tyre. Ngulmoni për tu përgjigjur me qetësi, dhe bëjini të qartë se duhet tju dëgjojë me vëmendje.

Dalio në përgjithësi sugjeron që komunikimi mes dy palëve të bëhet me një ndërprerje dy minutëshe: Secilës palë që gjendet në bisedë duhet ti jepet kohë të flasë dhe të shprehet me qetësi, e kështu të bashkëbisedojë edhe personi tjetër. A duhet të ndodhë gjithmonë kështu? Në fakt nuk ndodh, thotë Dalio, për shkak të rrethanave dhe situatave, por këto i cilëson rregulla komunikimi që gjithsecili duhet ti ketë parasysh. / Tiranapost.al.