Aktualitet

Kinezët bëjnë për spital hajdutin shqiptar

Kinezët bëjnë për spital hajdutin shqiptar

E kapën duke vjedhur në një restorant, shtatë kinezë e bëjnë shqiptarin për spital, por ai i ka shpëtuar policisë italiane. Rasti u regjistruar pranë një restoranti në Pistoiezen lindore, pasi të paktën 7 persona dhunuan me forcë të riun shqiptar. Kamerat e sigurisë kanë filmuar rastin, çka ndihmoi forcat e rendit për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar ngjarjen.

Rasti është regjistruar më 7 nëntor rreth orës 19:30 minuta menjëherë pasi 22-vjeçari shqiptar i quajtur Ergis Toma, kishte grabitur një shtëpi në pronësi të një pronari restoranti, duke vjedhur një sasi prej 2 500 eurosh. I riu vrapon me shpejtësi për t’u larguar, por ai u bë objekt zemërimi i një grupi kinezësh.

Pamjet filmike ndihmuan grupin hetimor të udhëhequr nga Antonio Sangermano për të identifikuar autorët, të cilët akuzohen për lëndime të rënda trupore, Në pranga ka përfunduar edhe shqiptari, i cili u arrestua të mërkurën (21 dhjetor) në shtëpinë e tij, nën akuzën e vjedhjes.

[embed]http://www.dailymotion.com/video/x5626gz_12234-34549-3994_news[/embed]