• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Kim Kardashian e ka takuar burrin dhe vjehrrën për herë të parë në të njëjtën ditë


    Imagjinoni sikur në ditën e parë që do njihnit burrin e ardhshëm të takonit edhe vjehrrën, që në takimin e parë. Me Kim Kardashian kështu ka ndodhur. Ajo shkoi në një nga koncertet e Kanye, pasi ishte e ftuar dhe atje ndodhej edhe nëna e tij Donda. Kim e kujton me nostalgji atë ditë, pavarësisht që iu desh t`i njihte njëherësh.

    (Kim Kardashian, foto nga Getty)
    (Statusi i Kim Kardashian në Twitter)

    “Kjo është fotoja kur takova për herë të parë Kanye në një performancë në MTV Awards. Nuk e njihja. Njerëzit e mi kishin folur me njerëzit e tij. Unë isha spektatore atë natë në Vegas. Takova dhe nënën e tij për herë të parë atë natë”, shkruan ajo shoqëruar me zemra.

    (Kanye dhe e ëma, foto nga Pinterest)

    E në fakt, sikur të mos e kish takuar atë ditë, mbase s`do kish mundur kurrë, pasi Donda u nda nga jeta dy muaj më vonë nga një atak në zemër si pasojë e komplikacioneve pas një ndërhyrjeje estetike.

    *Ky post u përshtat nga People dhe është realizuar nga Fabjola Hije.