Lajme nga Bota

Kim Jong-un kërkon një samit të tretë me Donald Trump, por vendos kushte

Kim Jong-un kërkon një samit të tretë me Donald Trump, por

Edhe pse samiti i dytë dështoi dhe u mbyll pa një marrëveshje, duket se do të kemi një takim të tretë mes udhëheqësi i Koresë së Veriut dhe presidentit amerikan.

Kim Jong-un ka thënë se ai do të merrte pjesë në një samit të tretë me Donald Trump, por vetëm nëse SHBA-ja do të kishte “qëndrimin e duhur”, shkruan BBC. Kim Jong-un i bëri thirrje Trumpit që të punonte për një marrëveshje e cila do të ishte “e drejtë” dhe e “pranueshme” për të dyja shtetet.

“Ne jemi të gatshëm të provojmë edhe njëherë nëse SHBA-ja dëshiron të mbajë një samit të tretë me qëndrim të duhur dhe me kushte që do të ishin të pranueshme për të dyja palët”, citohet të ketë thënë Kim.

Dy udhëheqësit fillimisht ishin takuar në Singapor vitin e kaluar. Në samitin e dytë që u mbajt në muajin shkurt në Hanoi të Vietnamit, dy liderët nuk arritën ndonjë marrëveshje./Tiranapost/A.C