• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 21 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Kilet e tua janë në dorën tënde. Në kuptimin e parë të fjalës


    Kur hamë, kur japim dashuri, kur merremi me sport, kur gëzojmë, kur festojmë, kur trishtohemi duhet të kemi kujdes sensin e masës. Mjaft të zbulojmë studimet e fundit rreth mënyrës së të ngrënit dhe do kuptojmë se masa është sekreti, jo ajo çfarë hamë, sesa si e sa hamë.

    Me dorën tonë ne mund të mbajmë doktorin larg dhe çdo pakënaqësi, si mbipesha apo t’i japim vetes disi më shumë elegancë.

    Nuk dua të përmend fjalën dietë, se ndonjëherë ato janë të ekzagjeruara, por mos harrojmë, gjithçka nis dhe mbaron tek një porcion i vogël të cilin e masni vetë, mjaft të shihni fotot që tregojnë sesa na lejon dora jonë të hamë.

    Këto masa duhet të jenë gjithmonë prezent, pasi regjimi ushqimor është i përditshëm, nuk duhet të trajtohemi e të bëjmë dietë vetëm kur duam të heqim disa kilogramë. Unë i mëshoj faktit që çdo ditë duhet të evitojmë sa më shumë ushqimet e gatshme, të ambalazhuara dhe shumë të gatuara. Duhet të shijojmë çdo pjatë duke mos tejkaluar masën.

    Unë ha pak nga të gjitha! Po vetëm tek ushqimi jam njeri me mase. Shihemi herën tjetër!/ Anjeza Maja – Blogu: It’s butter baby/ Copyright Tiranapost.al