Amvisa Perfekte Lifestyle Te gjitha TIP top

Kiki na mëson si ta përgatisim vetë pijen më në modë të verës, limonadën rozë


E njihni Kristi Jankun? Ose Kikin, siç e njohin të gjithë? Është vajza që përgatit receta tek emisioni i Klanit “Kush vjen për drekë”. Por është edhe një blogere dhe prej disa vitesh ka faqen e saj www.kikiliciouss.com, ku mund të gjeni receta tortash, biskotash, akulloresh dhe pijesh.

Një e tillë na e tërhoqi edhe ne vëmendjen sot. Limonada rozë, që këtë verë duket më në modë se kurrë. Kristi na mëson se si ta përgatisim vetë në pak minuta e me pak përbërës.

Përbërësit:

Ujë tonik

Shurup ose esencë trëndafili

Akull

Petale trëndafili ose mjedër/luleshtrydhe për dekor

Metoda 1:

Në një shaker vendosni tre përbërësit e parë dhe tundni mirë.

Vendoseni pijen në gotën servirëse dhe dekoroni sipas dëshirës.

Metoda 2:

Shtoni ujë tonik tek gota servirëse. Shtoni lëng ose esencë trëndafili dhe më pas akullin.

Përzieni lehtë me një lugë koktejli dhe shtoni dekorin.

Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Klaudeta Skënderasi.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]