Nën lupën e Stela Sallakut

Këtu mund të gjesh fustanin e nusërisë siç e ke ëndërruar, pa shumë shpenzime

Këtu mund të gjesh fustanin e nusërisë siç e ke

Rrallëherë mund ta marrësh me mend se ç’të pret në eventin ku të kanë ftuar. Ose të paktën, mua kështu më ndodh. Ka dasma për të cilat përgatitem një muaj para, gjej fustanin më të bukur, make-up-in e prenotoj tek Holta e Bamboo SPA, këpucët i gjej nga më dominantet, e sigurisht bëj trajtime relaksuese një javë para (hammam, peeling, scrub e ndonjë tanning).

Ndodh që nëpër këto raste, nusja të ketë fustan aspak të bukur, këpucë demode të veshura në moment të fundit si nga halli.

Pa përmendur dhëndrin, i cili ka atë këmishën standarde, që si për të keq, i rri dhe e madhe. Papjoni është aq i madh sa duket si Mickey Mouse, për të mos folur për këpucët apo pantallonat.

Më ka rastisur para disa vitesh, që nusja e kishte blerë fustanin online dhe i rrinte aq i madh, sa u mata disa herë t’ia rregulloja disi. Në një rast tjetër kam hequr rripin tim dhe ia rregullova me një fjongo që ta vinte në bel, sepse fustani ishte aq i mërzitshëm sa s’ka.

Kam ëndërruar për ato këpucët me qëndisje që nuk janë inkelit i bardhë, i shëmtuar, por copë ivory me disa lule të vogla qëndisur imët. Kam ëndërruar që t’ia shihja nuses së kushëririt tim, shoqes së ngushtë, vajzës së bukur që u martua javën që shkoi në pallatin tim. Kam ëndërruar, por akoma s’e kam parë të bërë realitet.

Më lini t’ju tregoj për vendin më të ri në Tiranë, ku mund të zgjidhni atë fustanin më elegant të mundshëm për ditën e dasmës tuaj. Madje janë nga ato që nuk të duhet të shpenzosh shumë pët t’i pasur.

Kur më ftoi Marçela Lati në inaugurimin e butikut, nuk mund ta fsheh kureshtjen që kisha për t’i njohur nga afër fustanet dhe aksesorët. Kisha dhe dyshimet e mia për dizajnin, sepse të kesh një fustan të mirë dasme apo eventi, do të të kushtojë ca realizimi.

Theksin e merr gjithnjë copa, e cila ka rreth 50% të rëndësisë tek një fustan, më pas dizajni, qepja dhe në fund aksesorët. Të kesh një fustan unik, që e ke vetëm ti, patjetër që do të kushtojë akoma më shumë se sa një tjetër serie.

Kur hyra tek Emé, butiku për të cilin po ju flas, nuk kishte si të mos dashuroheshe me shikim të parë me këpucët mules që qëndronin djathtas tek rafti. Doja t’i merrja që aty, t'i vishja edhe me xhinse, në street style. Raftet ishin plot me fustane dekoruar bukur me xhevahire, ku disa herë nuk dukeshin në pamje të parë. Disa ishin satin, minimalistë. Pikërisht për ato nuset franceze.

[video width="480" height="848" mp4="http://www.tiranapost.al/wp-content/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-06-at-13.22.34.mp4"][/video]

[video width="480" height="848" mp4="http://www.tiranapost.al/wp-content/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-06-at-13.22.14.mp4"][/video]

Sa hyje, mund të rehatoheshe në të djathë tek këndi me kolltukë tek, të kuq, ndërsa prisje mikeshën e cila provonte fustane. Në këto raste, shijon po aq shumë edhe procesi i zgjedhjes sa vetë fustani. Jam e sigurt se aty mund të gjenin veshje edhe ato nuset më tekanjoze, sepse dizajnet ishin të llojeve të ndryshme. Mund të zgjedhësh edhe diçka për setin fotografik, që të jetë po aq përrallor si ato fotot nëpër revista mode./Tiranapost.al

Dokumenta bashkëngjitur