Art & KulturëAktualitetTe gjitha

“Këtu apo atje, është më atje”. Më 7 shtator hapet sezoni artistik në Tiranë


Esencë editori/Sezoni artistik në Tiranë do të hapet zyrtarisht më 7 shtator me një ekspozitë të artistesh kosovare Flaka Haliti. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila njofton një super sezon artisik.

Ekspozita me titullin “Këtu apo atje, është më atje” do të hapet me 7 shtator në Galerinë Kombëtare të Arteve në orën 19.00. Flaka Haliti është një artiste e cila ka marrë pjesë në Bienalen e Venecias në 2015. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Shkollën e Arteve në Frankfurt të Gjermanisë.


Artistja Flaka Haliti

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet postimit të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në Instagram. Copyright Tiranapost.al.