Aktualitet

Këto zona të Tiranës do të kenë sot ndërprerje të energjisë elektrike

Një pjesë e zonave të Tiranës do të vuajnë këtë të premte ndërprerjen e energjisë elektrike. Njoftimin e ka bërë vetë OSHEE ku thekson se zonat që do të kenë ndërprerje energjie janë:

– kabinën “Sami Frashëri 2” dhe për këtë arsye, do të stakohet energjia nga ora 9.00 deri në 14 .00.

Zona pa energji: pjesërisht rruga “Sami Frashëri”

– kabinën “Xibraku”, nga ora 09.00 deri në 11.00, dhe zonat që mbeten pa energji gjatë këtij intervali janë:

Bar Restorant “Xibraku”, zona përreth deri te një pjesë e “Rrugë së Elbasanit”.

Gjithashtu në kuadër të planit për mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjen e sigurisë në furnizim, do të kryhet remont në:

– fiderin e Rinasit dhe zonat që mbeten pa energji janë fshati Rinas dhe rethinat, Gjec Fushe dhe Nikel.

– fiderin 146 të N/St Valias dhe zonat që mbeten pa energji janë:

Laknas dhe nje pjesë e zonës së Domjes, nga ora 9:30 deri ne 13:00.

Ndërprerja, sipas OSHEE-së, vjen për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet në kuadër të investimit për “Montimi celave te automatizuara” (kabina me telekomandë) dhe vendosjes se rrjetit të ri 20 kV. E.C/ Copyright Tiranapost.al