Aktualitet

Këto zona në Fier nuk do të kenë drita nesër dhe pasnesër

Për shkak se do të kryehen disa punime, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se disa zona të Fierit mund të mbeten pa drita më datë 19 dhe 20 mars.

Më poshtë njoftimi i OSHEE:

Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, njofton se në datat 19-20 mars do të kryhen punime në linjën L110kV L110 – 15 Fier – Kafaraj – Vlora 1, në datat 16 dhe 19-20 mars, në intervalin kohor 08:00-15:30.

Zonat që mund të mbeten pa energji në Fier janë: Ish-komuna Levan, Fitore, Bishan, Dëllenjë, Delisufë, Poro./ Copyright Tiranapost.al