Showbiz

Me këto sekrete të vogla do të dukesh e bukur edhe pa make up

Me këto sekrete të vogla do të dukesh e bukur edhe pa make up

Çdo vajzë apo grua ka atë atë bukurinë e saj natyrale. Bukuria e vërtet nuk ka nevojë për make up.

Që të dukeni mahnitëse edhe pa grim, mjafton të ndiqni disa këshilla të thjeshta duke kursyer kohë dhe para.

- Përmirëso ngjyrën e fytyrës

Që lëkura juaj të duket më e shëndetshme, përdor çaj kamomili.

.Merrni një lugë gjelle kamomil në  farmaci, shtoni një gotë ujë të ngrohtë dhe lëreni për 30 minuta. Pastaj kalojeni lëngun në një sitë dhe e lini të qetësohet pak. në fund shtoni një lugë çaji mjaltë dhe e pini me gllënjka të vogla çdo ditë në mëngjes për dy javë.

[caption id="attachment_301189" align="aligncenter" width="625"]Foto nga Google[/caption]

- Bëji qerpikët të duken më të gjatë

Një nga mënyrat më të mira për të ushqyer qerpikët tuaj përfshin përdorimin e një përzierje vaji në shtëpi. Merrni sasi të barabarta të vajit, bajames, susamit  dhe shtoni vitaminë E (ndihmon në rritje). Këtë mix vajrash futeni në një kavanoz. Më pas aplikojeni atë në qerpikë të thatë dhe lëreni gjatë natës. Për një efekt të dukshëm, vazhdojeni trajtimin për dy javë.

[caption id="attachment_301190" align="aligncenter" width="790"]Foto nga Google [/caption]

- Largo majat dyshe tek flokët

Kur flokët  kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme, zgjidhja është një maskë e lehtë e bërë në shtëpi.Merr një të verdhë veze dhe gjysmë gote kos natyral dhe shto një lugë gjelle vaj recini. Më pas përzierjes shtoji edhe një lugë gjellë vaj kokosi, avokadoje dhe jojoba.

Përzieji përbërësit bashkë dhe aplikojeni në flokë të lagur. Lëreni për 1 orë dhe pastaj lajini flokët.

[caption id="attachment_301192" align="aligncenter" width="815"]Foto nga Google[/caption]

- Hidrato duart

Për t’i lënë duart më të buta, merrni pak krem duarsh dhe përziejeni me uthull. Aplikojeni përzierjen në duar çdo mbrëmje para gjumit, për dy javë.

[caption id="attachment_301193" align="aligncenter" width="450"]Foto nga Google [/caption]

- Bëji flokët të duken të shëndetshëm dhe me shkëlqim

Merr një banane shumë të pjekur, fute ne blender dhe shto një lugë gjellë vaj ulliri. Më pas shtoni edhe dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë kos. Përziejini bashkë derisa të përfitoni një pastë të ngjeshur. Aplikojeni këtë pastë në flokë të lagur dhe mbështilli me një qese. Pas 30 minutash lani flokët. Rezultati i mahnitshëm.

[caption id="attachment_301196" align="aligncenter" width="903"]Foto nga Google [/caption]

- Hiq qelizat e vdekura të lëkurës

Një locion lengu aloe vera është ideal për përkujdesje ndaj të gjitha llojeve të irritimit të lëkurës së fytyrës. Për ta përgatitur , merrni 100 g  lëng aloe, shtoni 3 lugë ujë të valuar dhe 3 lugë alkool. Shtypeni gjithë masën. Me të fërkoni çdo ditë lëkurën e fytyrës dhe qafës dhe lëreni për 10 minuta, pastaj lajeni. Çdo trajtim përfundon duke u aplikuar një krem hidratues në zonat e acaruara.

[caption id="attachment_301197" align="aligncenter" width="600"]Foto nga Google [/caption]

- Përforco dhe zbardh thonjtë

Për t’i bërë thonjtë tuaj të duken të shëndetshëm dhe të bukur,gjithçka duhet të bëni është t’i lani gishtat me lëng limoni. Prisni një limon përgjysmë dhe secilën prej tyre përdoreni si një pellg për të për të zhytur gishtat. Për një rezultat më të mirë, lëri thonjtë në lëng për 15 minuta.

[caption id="attachment_301198" align="aligncenter" width="809"]Foto nga Google [/caption]

- Largo pikat e zeza

Ekzistojnë maskat e zeza të cilat ndihmojnë për t’i hequr qafe më shpejt pikat e zeza. Aplikoeni atë në hundë, faqe dhe zona të tjera ku keni bllokuar poret. Lëreni derisa të thahet pastaj hiqeni.

[caption id="attachment_301199" align="aligncenter" width="1984"]Foto nga Google [/caption]

- Buzët e plasaritura

Përziej pak salcë kosi dhe lëng karrote. Aplikoje përzierjen në buzë dhje lëreni për 7 minuta. Lani më pas buzët.

[caption id="attachment_301200" align="aligncenter" width="750"]Foto nga Google [/caption]

- Zbardh dhëmbët

Hidhni pak sodë buke mbi pastën e dhëmbëve. Do ta vini re ndryshimin por mos e përdorni shpoesh sepse dëmton zmaltin.

[caption id="attachment_301201" align="aligncenter" width="616"]Foto nga Google[/caption]

- Largo rrathët e zinj të syve

Zhyt dy shtresa pambuku në një gotë me qumësht të ftohtë dhe vendoseni në sy. Funksionon vërtet

[caption id="attachment_301202" align="aligncenter" width="809"]Foto nga Google [/caption]

- Për një lëkurë  të shëndetshme

Kombinimi i sheqerit dhe domates bën një pastrim të mrekullueshëm për fytyrën. Heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe i jep saj një shkëlqim të shëndetshëm. Priteni domaten në dy pjesë dhe spërkatni sheqer mbi të. Fshijeni butësisht fytyrën me të me lëvizje të vogla rrethore. Lëreni për 10 minuta dhe lajeni me ujë. Përsëriteni këtë 2-4 herë në javë.

[caption id="attachment_301203" align="aligncenter" width="810"]Foto nga Google [/caption]