• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Blogu i Dianes Të gjitha

    Këto reklama u ndaluan për diskriminim gjinor dhe mirë bënë


    Nga Diana Çuli/ Në vendet e Bashkimit Europian, po edhe në SHBA e në Britaninë e Madhe, në vijim të thellimit në legjislacion për një barazi gjinore sa më të arrirë, përpunohen ligje nga më të hollësishmet e ku nganjëherë nuk të shkon mendja.

    Për shembull, reklamat. Ne jemi të sulmuar nga reklamat kur punojmë në internet, kur shohim televizion, kur dalim në rrugë e na venë sytë fillimisht te tabelat e stërmëdha të reklamave, kur ngremë kokën e shohim reklamat mbi pallatet… Ngado… Bota jonë është një botë reklamash. Por, tek jemi shpërfillës ndaj tyre, nuk vërejmë diskriminimin gjinor që ato e kanë në masë të paimagjinueshme.

    Në Britaninë e Madhe pikërisht për këtë arsye kanë ngritur një agjenci që shqyrton në përgjithësi përmbajtjen e reklamave, por në veçanti edhe shkeljen e të drejtave të njeriut, mesazhet diskriminuese etj. Kjo agjenci, që ata e quajnë rregullator i publicitetit, ka propozuar rregulla të reja për të ndaluar reklamat e spotet që kanë brenda stereotipe diskriminuese ndaj grave, që i paraqesin gratë vetëm si objekt seksi ose japin një vizion të shtrembëruar të trupit, në veçanti atë femëror. Agjencia ka botuar një raport të titulluar Paraqitje, perceptim dhe dëmtim, ku kërkon përmirësimin e rregullave të deritanishme, sepse lejojnë dëmtimin dhe fyerjen për shkak të mesazheve me diskriminim gjinor që jepen në spotet publicitare.

    Agjencia thekson se këto paragjykime kufizojnë zgjedhjen, shpresat dhe mundësitë e teleshikuesve, veçanërisht të vajzave të reja, të cilat janë në periudhën moshore kur ndërtojnë identitetin e tyre. “Ndonëse reklamat janë vetëm një prej faktorëve të shumtë që kontribuojnë në diskriminimin më bazë gjinore, rregulla më të ashpra mund të luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër pabarazive”, deklaroi Gary Parker i autoritetit britanik për mbikëqyrjen e reklamave. Agjencia ka ofruar edhe disa shembuj: “Do të ishte jo realiste të ndalonim që spotet publicitare, për shembull, të japin një grua që po pastron,” thotë agjencia. “Por, në një spot ku tregohen të gjithë anëtarët e familjes që bëjnë rrëmujë shtëpinë dhe pastaj vetëm një grua detyrohet të vërë rregull në të, mund të ndalohet nga rregullat e reja”.

    Ky rishikim rregullash do të ketë patjetër pasojat e tij mbi tregtarët kryesorë britanikë. Një reklamë televizive e gjigantit të supermerkateve Asda tregon një mama që sjell në shtëpi ushqimet që ka blerë, gatuan e pastaj fillon të zbukurojë pemën e Krishtlindjeve. Ndërkohë që babai qëndron pasiv ose nuk është fare në shtëpi.

    Edhe reklamat që tregojnë se disa aktivitete nuk janë të përshtatshme për vajzat, sepse quhen tipike mashkullore – dhe anasjelltas – do të ndalohen. Rregullat e reja do të ndalojnë edhe botimin e njoftimeve në të cilat burrat jepen të pazotë për punët e shtëpisë apo në mbajtjen e fëmijëve.

    Ky lajm ka marrë menjëherë mbështetjen e organizatave dhe shoqatave feministe të cilat luftojnë kundër diskriminimit gjinor, por edhe të punonjësve të sektorit. Lindsey Clay, administratore e deleguar e grupit të marketingut britanik “Thinkbox” e ka quajtur raportin “një kambanë për industrinë publicitare”.
    Jo të gjithë e kanë prëitur mirë këtë vendim të agjencisë rregullatore. Në të përditshmen britanike Times doli dhe një artikull nga gazetari Andreë Ellson, i il cili kritikonte standardet e reja të propozuara si atentat kundër lirisë së fjalës.

    Kuptohet, ky është një diskutim që do të zgjerohet në të ardhmen. I rëndësishëm është fakti se diskutimi ka filluar!

    1. Spoti i mëposhtëm quhet diskriminues për vajzat dhe gratë se u jep mesazhin që në plazh mund të shkohet vetëm me trup të përsosur.
    Informazioni e privacy di Twitter Ads.

    rekl

    rekl1

    2. Spoti i mësipërm, që reklamon një lloj qumështi është quajtur seksist nga shumë njerëz.
    3. Publiciteti i mëposhtëm, i kompanisë GAP me siguri do të ndalohet nga rregullat e reja:

    Aty shohim një djalë të vogël i cili paraqitet si “studiuesi i vogël”, vajza si “flutura shoqërore”. GAP-i e tërhoqi këtë publicitet pasi u sulmua nga shumë akuza për seksizëm./ Copyright Tiranapost.al

    rekl3