Art dhe Kulturë

Ne s'paskemi parë të plotë "Pretty Woman"? As "Djalli vishet me Prada"? Dhe as "50 Hijet e Grayt"?

Ka disa detaje nëpër filma që mund të bëjnë vërtet diferencën dhe mund të na ndryshojnë tërësisht perceptimin mbi filmin, por edhe personazhet. Për këtë arsye disa sekuenca fshihen. Pjesa më e madhe janë fshirë për të shkurtuar kohëzgjatjen e filmit, kurse në disa raste ka qenë zgjedhje e qëllimshme. Pjesë mund të jenë fshirë për t`i dhënë filmit qëndrueshmëri, por edhe thjesht sepse e ka kërkuar publiku heqjen e një pjese të caktuar.

Ka disa filma nga të cilat janë hequr pjesë dhe nëse nuk do t`i kishin prerë do të ndryshonte tërësisht mendimi ynë për këta filma. Një ndër më të njohurit është “Djalli vishet me Prada”.

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=q-g59RnTL2s[/embed]

Në pjesën e patransmetuar të filmit është një skenë ku Andy dhe Emily presin njerëzit në mbrëmjen gala. Miranda sheh që po afrohet burri i i saj i dehur, i cili fillon të ankohet që nuk e kanë ftuar dhe e kanë konsideruar si “Mr. Priestly”, para se t’i drejtohet pa pikë edukate pikërisht administratorit të revistës “Ranway”. Këtu ndërhyn Andy, që i tërheq atij vëmendjen duke i dhënë kohë Mirandës që të marrë për krahu burrin e vet dhe ta largojë që aty. Në fund Miranda e falenderon nëpër dhëmbë Andyn, duke i thënë për herë të parë një shikim dashamirës dhe të ngrohtë. Ja pse Andy hyn në listën e “faleminderit” të Mirandës dhe shkon me të në Paris në vend të Emily-t.

“50 hijet e Grayt”

https://www.youtube.com/watch?v=aMmKqeLppI0

Në kapitullin e parë nuk janë prerë shumë gjëra dhe siç e dimë skenari i ka mbetur besnik librit, edhe pse me disa skena më pak të nxehta.

Versioni home video, ka nxjerrë në dritë disa sekuenca më pikante dhe sidomos një finale tjetër, që ilustron se si jetojnë Christian dhe Ana në ditët pas ndarjes.

"Pretty Woman"

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=tox04rGoTkU

Edhe filmi Pretty Woman ka skena të fshira. Disa nga këto momente mund të hedhin një dritë të re mbi të. Në momentet e para, ideja ishte që Edward duhej të shpëtonte Vivian nga varësia që ajo kishte nga droga. Në një skenë të prerë, kur Vivian hipën në makinë, pas tyre shfaqen duke vrapuar dy shpërndarës droge.

Nëse do të na pyesnin nëse do t`i donim skenat e prera apo e preferojmë filmin ashtu siç e kemi parë gjithmonë, do ishte e vështirë të zgjidhnim.