• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Ekonomi Të gjitha

    Këto kategori punonjësish në shtet do marrin pagën e 13-të


    Qeveria ka vendosur që të japë pagën e 13-ë për disa kategori punonjësish dhe vendimi është marrë që më 31 dhjetor.

    Punonjësit që do mund ta përfitojnë këtë shpërblim sipas Scan Tv janë si më poshtë:

    Shpërblim do të marrin punonjësit në institucionet e rivlerësimit ku Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shpërblehen në masën e një page mujore bruto që përfshin pagën referuese bazë së bashku me shtesën për pagën në grup.

    Këshilltarët ligjore dhe ekonomikë, sipas përkatësisë, shpërblehen në masën 80% të masës së shpërblimit. Nëpunësit e administratës shpërblehen përkatësisht në masën e vlerës së pagës për pozicion.

    Punonjësit e tjerë të administratës shpërblehen përkatësisht në masën e vlerës së pagës për klasë.

    Sipas vendimit, përfitues të shpërblimit në masën e një page mujore bruto janë punonjësit që kanë punuar jo më pak se 1 vit në institucion.

    Për punonjësit që kanë punuar jo më pak se 3 muaj në institucion, shpërblimi do të jetë i barabartë më gjysmën e pagës mujore bruto./ Copyright Tiranapost.al