• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Të gjitha

    Këto janë quajtur veshjet më skandaloze në histori


    MARILYN MONROE, 1955

    Marilyn e veshi fustanin e famshëm krijuar nga Willy Travilla në filmin e Billy Wilder “Kur gruaja shkon me pushime”. Xhirimi i skenës me fustanin fluturues nuk ishte dhe aq i thjeshtë. Një turmë e çmendur njerëzish ishte mbedhur për të parë Marilyn-in nga afër. Joe di Maggio, burr i aktores, i njohur për xhelozinë e tij, ishte i pranishëm gjatë xhirimeve dhe kjo skenë e irritoi shumë. Thuhet se kjo skenë ishte një nga arsyet e ndarjes së tyre.

    -marilyn-monroe-seven

    JAYNE MANSFIELD, 1957

    Gjatë një mbrëmjeje gala, ku fokusi duhet të ishte i gjithi mbi Sophia Loren, papritur shfaqet Jayne Mansfield, një bionde sexy, aktore pin up e viteve ‘50, e veshur (ose e zhveshur në këtë rast) me një fustan me dekolte shumë të madhe. Në foto Sophia Loren e sheh me bezdi. Ishte një lëvizje e dukshme publicitare në favor të Jayne. Disa vite më pas, Loren tha: “Nga moment në moment po prisja që gjoksi i Jayne të më binte në pjatë… Fustani ishte aq i ngushtë sa mendova se do të shpërthente”.

    -jayne-mansfield

     

    LADY DIANA SPENCER, 1980
    Diana, princesha e ardhshsme, nuk ishte fejuar ende me Princin Çarls kur u fotografua gjatë një dite pune me fëmijët e Young England Kindergarten. Transparenca e fundit, të cilit i binte drita nga mbrapa, shkaktoi një skandal të vërtetë.

    lady-diana-spencer

     

    MADONNA, 1984
    Pop stari u shfaq në MTV Awards të atij viti me këngën që e bëri të famshme Like a Virgin. Kishte veshur një fustan të guximshëm: bustier të ngushtë, doreza të bardha dhe një rrip ku shkruhej Boy Toy. Madonna performoi me lehtësinë e një kafshe mbi skenë, duke shkaktuar shumë kritika. Pas spektaklit disa gazetarë shkuan tek agjenti i saj për t’i thënë se ajo përformancë shënoi fundin e karrierës së saj para se të fillonte. Asnjë fjalë e tyre nuk qe profetike.

    -madonna

     

    CINDY CRAWFORD, 1991
    Fustani i kuq i modeles dhe ish-gruas së aktorit të famshëm Richard Gere, nuk kishte vetëm një dekolte të hapur para, por edhe mbi kurriz. Dhe një të çarë të madhe para dhe pas. Ishte një nga fustanët më të kopjuar të asaj kohe dhe një nga veshjet më të famshme të tapetit të kuq.

    cindy-crawford-1

     

    SHARON STONE, 1992
    Një nga skenat më të famshme të filmiografisë së Hollivudit:aktorja Sharon Stone, në një skenë të filmit Basic Instinct hedh këmbën mbi këmbë, duke e bërë të qartë se poshtë fustanit të bardhë nuk kishte veshur mbathje. Sharon deklaroi se gjithçka kishte ndodhur në mënyrë të pavullnetshme, por akuzat për natyrën seksiste të filmit nuk rreshtën.

    basic-instinct

     

    LADY DIANA, 1994

    Gjatë një daljeje zyrtare në 1994, Princesha Diana vendosi të ndryshojë look në momentin e fundit. Arsyeja? Pak orë me parë Princi Çarls (nga i cili ishte ndarë) rrëfeu publikisht në televizion se e kishte tradhtuar ndërkohë që kishin qenë të martuar. U tha, u bë: Diana vendos të veshë fustanin e zi model bodycon, me një hapje provokuese në formë zemre, duke u shfaqur rrëzëllitëse dhe e sigurt. Mori emrin Revenge Dress (fustani i hakmarrjes).

    -princess-diana

     

    ROSE MCGOWAN, 1998
    Kur Rose McGowan u prezantua në MTV Awards, të gjithë mbetën me gojë hapur: këngëtarja parakaloi mbi tapetin e kuq me një fustan-rrjetë, që nuk fshihte asgjë, përveç një palë perizomave të holla nën të. Sigurisht u klasifikua menjëherë si një ndër fustanet që bënë skandal.

    -rose-mcgowan-1

     

    JENNIFER LOPEZ, 2000
    Në vitin 2000 Jennifer Lopez prezantoi së bashku me David Duchovny Grammy Awards. Për këtë rast zgjodhi një fustan të gjelbër nga Versace dhe e çoi publikun në ekstazë. David komentoi në mënyrë ironike: për herë të parë pas gjashtë vitesh jam i bindur që reflektorët këtë natë nuk janë drejtuar mbi mua.

    -jennifer-lopez-1

     

    CHRISTINA AGUILERA, 2002
    Me këtë paraqitje për MTV Awards të 2002 këngëtarja fitoi reputacionin e starit të veshur më keq. Veshja ishte e sajuar me një shall të lidhur rreth qafës dhe që linte zbuluar një pjesë të gjoksit, një minifund xhins, flokë me fije të zeza e të verdha dhe një grim i ekzagjeruar. Konservatori Bill O’ Reilly komentoi i indinjuar: “Nuk e kuptoj suksesin e zonjushës Aguilera. Del pa gjë në trup dhe konsiderohet një idhull i adoleshentëve… ka diçka që nuk shkon këtu”.

    christina-aguilera-1

     

    KATE MIDDLETON, 2002
    Kate ka sfiluar për një fushtatë bamirësie me këtë fustan të dizenjuar nga Charlotte Todd. Në publik ndodhej edhe Princi William. Ajo nuk ishte një princeshë. U bë më vonë e tillë. Kaq mjaftoi për që ky fustan të ishte një skandal.

    kate-middleton-1

     

    MICHELLE OBAMA, 2009
    Për foton e parë zyrtare Michelle Obama zgjodhi një fustan tub të zi me një varg perlash si aksesor. S’mund të ishte më klasik se aq. Sa keq që ky fustan shkaktoi skandal. Sepse ishte pa mëngë dhe nxirrte në pah krahët e tonifikuar të Michelle-s.

    Michelle-Obama-with-Cartier-Steel-Tank-Francaise1

     

    LADY GAGA, 2010
    Lady Gaga dhe fustani i saj legjendar. Fustan i thënçin, sepse në fakt ishte thjesht një mbështjellje me copa të gjalla mishit të kuq, përfshirë edhe këpucët. Ishte një akt proteste në favor të të drejtave civile. Këngëtarja deklaroi në Ellen DeGeneres: “Nëse nuk mbrojmë të drejtat tona, shumë shpejt do të kthehemi në një grumbull mishi”.

    lady-gaga

     

    AMBER ROSE, 2014
    Fustani me zinxhira i dizenjuar nga Laurel DeWitt dhe i veshur nga Amber Rose në Video Music Award të vitit 2014 ka shumë ngjashmëri me fustani e Rose McGowan të vitit 1998. Çdo fjalë tjetër për skandalin që shkaktoi do ishte e tepërt.

    -amber-rose-1

     

    KIM KARDASHIAN, 2014
    Kopertina e Kim Kardashian gjysmë e zhveshur dhe fotot nudo në brendësi të revistës Paper Magazine, fotografuar nga Jean Paul Goude shkaktuan një tërmet. Drejtorit të revistës, Mickey Boardman, iu desh të mbrohej nga akuzat për racizëm, por ai tërësisht lakonik, tha se idea e zhveshjes ishte e Kim-it.

    kim-kardashian-1

    BLEONA QERETI 2014
    Na u përmend edhe neve emri në një evenimet të përmasave të Amerikan Music Awards. Sepse këngëtarja Bleona Qereti, e ftuar në këtë spektakël, vendosi të vishej kështu. Në Shqipëri po e po që u komentua e u quajt skandal. Por edhe në disa nga mediat amerikane Bleona dhe fustani i saj transparent u bënë lajm.

    LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 23: Singer Bleona Qereti attends the 2014 American Music Awards at Nokia Theatre L.A. Live on November 23, 2014 in Los Angeles, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)

     

    MILEY CYRUS, 2015
    Fustani Versace, dizenjuar për Miley Cyrus, ishte i gjithi prej metali, përfshirë edhe çizmet. Përtej tij mund të shihje gjithçka. Është një nga veshjet më të famshme e skandaloze që janë shfaqur ndonjëherë në Video Music Award.

    miley-cyrus

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post