Nën lupën e Stela Sallakut

Këto janë 8 veshjet që këtë dimër do t'i shohësh më shpesh në Instagram

Këto janë 8 veshjet që këtë dimër do t'i

Instagrami, dashje pa dashje, është shndërruar informatorin e modës dhe trendit. Sa herë që na duhen ide të shpejta për të kombinuar veshjet e paradites apo mbrëmjeve, hulumtojmë influencueset tona të preferuara me një klik. Ndaj ato që do shohim më shpesh këtë sezon, i kam përmbledhur këtu, që t’i paraprini blerjeve.

Neon

[caption id="attachment_304129" align="aligncenter" width="500"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Të jem e sinqertë në gardërobën time nuk ka asgjë neon. As çanta madje. Por ja që na duhet të kemi disa opsione se këtë sezon janë “must”. Përveç kësaj,  i japin dritë tjetër veshjes. Nëse s’jeni tipi i veshjeve neon, bëj thonjtë, si stilistja Natasha Zinko.

Rrathë

[caption id="attachment_304130" align="aligncenter" width="500"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Rrathët e kokës kanë filluar që nga fundi i verës të bëhen must. Unë si e fiksuar pas tyre, kam blerë disa opsione, velvet, kadife me vija, mëndafsh dhe lëkurë.

Kadife

[caption id="attachment_304125" align="aligncenter" width="1200"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Një pallto kadife konsiderohet blerje e guximshme, por jo për vajzat e modës, të cilat kanë filluar të bëjnë kombinimet e preferuara. Kush kostum e kush fustan, kush me atlete e kush me tartan.

Çantë e strukturuar

[caption id="attachment_304113" align="aligncenter" width="472"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Besoj kjo çanta jua ka rrëmbyer zemrën dhe ju sapo e keni parë në rrjetet sociale. Unë e ruajta menjëherë tek “lista e blerjeve të Krishtlindjeve”. Çdo veshje, sado kaotike apo me përplasje printesh të jetë,  kombinohet pa problem me një çantë të tillë, të kuqe.

Vinyl

[caption id="attachment_304112" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Vinyl-in e pamë dhe vjet si tendencë, por këtë sezon sikur ka marrë rëndësinë e duhur. Pardesytë janë elementi im i preferuar, madje përveçse duken me stil, janë shumë komode.

Çizme cowboy

[caption id="attachment_304122" align="aligncenter" width="1200"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Çizmet me pamje mashkullore janë pikërisht ato që balancojnë një fustan me lule. Unë do i vishja dhe me kostum, siç i pamë tek sfilata e Calvin Klein.

Zebër

[caption id="attachment_304121" align="aligncenter" width="1200"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Edhe zebra (përveç printeve të tjera të kafshëve), po fiton mjaft terren në dollapet tona. Nuk e di pse por unë do preferoja zebrën në vend të leopardit.

Lejla

[caption id="attachment_304116" align="aligncenter" width="564"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Aq e bukur sa duket kjo nuancë, aq kujdes do në kombinim. Nëse nuk e balanconi siç duhet me ngjyra të tjera, mund t’ju tregojë më të shëndetshme dhe të shkrurtra. Do patjetër nuanca neutrale dhe këpucë stiletto./Tiranapost.al