Showbiz

Këto janë 27 llojet e shoqeve. Bëje pak listën, sa prej tyre ke

Këto janë 27 llojet e shoqeve. Bëje pak listën, sa prej tyre

Shoqja që të telefonon edhe kur është duke bërë çiçin, ose dhe më keq akoma.

Shoqja që qesh me diçka që të ka ndodhur, ndërkohë që askush tjetër s`do guxonte të qeshte.

Shoqja që është e bukur, por që s`është e ndërgjegjshme për këtë.

Shoqja që është pjesë e grupit ku edhe ti bën pjesë, por që me njëra-tjetrën s`keni pasur kurrë një marrëdhënie direkte.

Shoqja me të cilën bën gjëra të çmendura.

Shoqja që është e mirë vetëm për të dalë dhe për t`u dehur.

Shoqja shumë më e madhe se ty në moshë.

Shoqja para së cilës keni qarë aq shumë, sa e keni traumatizuar përjetë.

Shoqja që të ka parë në momentet më të këqija.

Shoqja që s`ta njohin miqtë dhe të afërmit.

Shoqja që është aty sa herë që të ndodh diçka.

Shoqja që zhduket sapo njeh një djalë.

Shoqja për të cilën ke pasur të paktën njëherë dëshira seksuale, qoftë edhe në ëndrra.

Shoqja me të cilën shkëmben rrobat.

Shoqja e cila është kaq ndryshe nga ty, sa që njerëzit habiten çfarë mund t`ju lidhë juve bashkë.

Shoqja perfekte për udhëtime.

Shoqja që ti e do, por s`mund të pish më shumë se një kafe me të, se ajo s`ka mundësi të udhëtojë.

Shoqja virtuale.

Shoqja me të cilën s`do jetoje kurrë.

Shoqja që e njohe në punë dhe e mban marrëdhënien me të edhe pse je larguar nga ajo punë.

Shoqja, të fejuarin e së cilës e urren.

Shoqja e fortë.

Shoqja me të cilën nuk ndihesh 100% e qetë.

Shoqja që e ke si motër.

Shoqja pak budallaqe.

Shoqja të cilën përpiqesh vazhdimisht ta nxjerrësh nga depresioni.

Shoqja që e takon për punë, rrini gjithë ditën bashkë dhe përfundoni duke fjetur në të njëjtën dhomë.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.