Aktualitet

Këto fjali mos ua thuaj kurrë prindërve me fëmijë të vegjël. Do të të urrejnë

Asnjëherë nuk e kupton rëndësinë e të pasurit një fëmijë, e për më tepër dy e më shumë, nëse nuk ke vetë. Janë disa fjali që janë të ndaluara për t`i thënë përpara njerëzve që kanë beba në shtëpi. Do të dukeshin pa kuptim përpara tyre dhe situatës së rrëmujshme në të cilën ata ndodhen. Që miku apo mikja juaj mos të të urrejë, lexoji fjalitë e ndaluara. Kujdes, as mos u mburr për fundjavat e tua të udhëtimeve e as mos u anko. Ka edhe më keq.

  1. Po ju pse nuk flini kur fle dhe bebi?
  2. Jam e sigurtë se do jetë e thjeshtë ta rrisësh fëmijën.
  3. Unë kurrë nuk do t`i jap fëmijës tim biberon.
  4. Sa qejf. Jam e lumtur se nesër është e shtunë dhe e kam pushim.
  5. Isha shumë e zënë sot, aq sa mezi hëngra drekë.
  6. Je rehat tani që rri në shtëpi me fëmijët dhe s`shkon në punë.
  7. Kjo fundjavë më iku kot. Ishte e mërzitshme. Pashë vetëm disa filma dhe bëra një xhiro.
  8. Jam e sigurtë që ke pasur pushime shumë të bukura.
  9. Kur po i planifikon pushimet e radhës?
  10. Kur të kem fëmijë, me shumë mundësi do t`i ushqej me gji.
  11. Shikoji rrobat e atij fëmije, me qumësht dhe ushqim. O Zot sa pis.
  12. Jam shumë dembele. Nuk ngrihem nga shtrati përpara orës 11.
  13. Oh kam rrëzuar pak ushqim dhe jam bërë pis.
  14. Kur të kem fëmijë s`do t`i lejoj në asnjë mënyrë të bërtasin kështu në publik.
  15. Po përpiqem të gjej balancën mes gjërave që dua në jetë.
  16. O Zot ti dukesh e lodhur. Po fle mirë? A shkon çdo gjë në rregull në shtëpi?
  17. Me çfarë po merreshe kaq gjatë që më ktheve përgjigje pas gjysmë ore?
  18. Aq shumë kishim pa folur sa mendova se të kishte mbetur hatri me mua.
  19. I ke parë ato seritë e reja të atij filmit për të cilin të gjithë po flasin?
  20. Jam e mërzitur se vetëm dy herë arrita të vija në palestër këtë javë.
  21. Do marrim një qen për të parë se a jemi gati të kujdesemi për një fëmijë. Do testojmë veten.
  22. E urrej kur njerëzit ankohen dhe duan ta lënë punën më herët, se kanë fëmijë të vegjël.
  23. Thjesht lëri fëmijët të qajnë pak. Si gjen gjë.
  24. Ne ishim në një restorant të shkëlqyer mbrëmë, duhet të shkosh dhe ti ta provosh ushqimin. Gatuan nga ato që të pëlqejnë ty.
  25. Jam me dhimbje koke. Kam festuar gjithë natën e as e mbaj mend sa ishte ora kur shkova në shtëpi.
  26. S`do ta besosh sa bukur e shkruajti emrin tim në filxhanin e kafes, banakieri i lokalit.
  27. Po mendoja të bëja gjërat gati e të iki në një udhëtim.

Përshtatur nga: BabyCenter.co.uk

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]