• Shqip
  • English
  • E diel, 15 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • E dua me Villeroy&Boch Lifestyle Të gjitha TIP top

    Me këto dreka, do doni që vera të mos mbarojë kurrë


    Kuzhina, gatimet, ushqimet në tërësi, nuk kanë qenë kurrë më në modë sesa tani. Ndoshta për shkak të rrjeteve sociale, ndoshta sepse gjithmonë e më shumë flitet për të ushqyerin e shëndetshëm, apo ndoshta sepse njerëzit gjithmonë e më shumë janë “kthyer në shtëpi”: u pëlqen të kalojnë më shumë kohë brenda, të ftojnë njerëz, të gatuajnë. Dhe sytë e të gjithëve janë aty, në tryezë, tek pjatat, gotat, gjithë aksesorët…

    Ushqimet e detit, sallatat e lehta, antipastat verore, të gjitha marrin tjetër shije me pjatat delikate e thjesht të bardha apo ato të bardhat me motive të kaltra deti të “Villeroy and Boch”, gotat fundi i të cilave të sjell botën nënujore, filxhanët e çajit, që do i kishte zili dhe sirena Ariel nën det apo aksesorët e zbukurimit të tryezës, që duken si të dala nga kuzhina e një anijeje.

    Gati-gati të duket se mund të ndjesh shijen e detit sapo i shtron në tryezë, edhe nëse shtëpia verore është në mal. Apo mund ta sjellësh aromën e detit edhe në darkat e shtruara në verandën e shtëpisë në mes të qytetit. Shtëpi plazhi apo jo, ky koleksion ta sjell verën përgjatë shumë muajve, të freskët dhe elegante, për të gjitha vaktet. Dhe me një tjetër lajm të mirë: me rastin e festës së Bajramit, deri në datën 21 gusht, për çdo blerje në Villeroy and Boch përfitoni 20 për qind ulje.

    Një arsye më shumë, për të festuar me një tryezë të shtruar me pajisje të reja, por dhe për të shijuar të gjithë ditët e verës që kemi përpara. Dhe shumë vera të tjera. (Shihni koleksionin e Villeroy and Boch në galeri)/Tiranapost

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post