Njëra pozon gjithë ledha afër tij dhe i thotë “bushi ime”, si të ishte ende një çupëlinë 10-vjeçare dhe tjetra merr një puthje të ëmbël në faqe nga ato që vetëm babat e çmendur pas gocave dinë të japin.
Dhe meqë historia e marrëdhënies së veçante mes babit e gocës, është e vjetër sa bota, 2 Jonida të ekranit, njëra Vokshi e tjetra Maliqi, janë dy më shumë mes të tjera vajzave pika të dobëta të baballarëve.
Veç të tjerash jeni të ftuar të shihni se ç’tipare kanë marrë nga të adhuruarit e tyre dhe nga i kanë rrënjët bukuritë e dy Jonidave.