Nën lupën e Stela Sallakut

Këtë vjeshtë nuk do kesh nevojë për këpucë të zeza

Këtë vjeshtë nuk do kesh nevojë për këpucë

Cilido të jetë trendi, kur bëjmë blerje, dora na shkon instinktivisht tek ato dreq këpucësh të zeza, apo “noir”, siç i thonë francezët. Nuk janë as të bukura, dhe as kanë ndonjë gjë të veçantë.

Thjesht janë komode në kombinim, dhe na bëjnë paksa dembele, sepse i veshim me gjithçka ç’të kemi në dollap. Ndoshta nuk është keq të kesh një palë të tilla, në raste emergjence, por nuk ndodh ashtu. Tentojmë të blejmë nja 5 palë, thjesht për siguri.

Ja që këtë vjeshtë, nuk kemi nevojë për këpucë apo çizme të zeza. Sepse të gjitha nuancat trend, shkojnë me njëra-tjetrën. Madje, duken aq bukur, sa nuk ka nevojë as për aksesorë të rënduar.

[caption id="attachment_428043" align="aligncenter" width="750"] Foto nga Pinterest[/caption]

Ja për shembull, shapkat e bardha, që me siguri i keni blerë vjet, i vishni ende dhe këtë sezon.

[caption id="attachment_428049" align="aligncenter" width="1242"] Foto nga Instagram[/caption]

Natalia Barbieri, sugjeron që leopardin ta kombinoni me printin e ngarkuar. Mund të jetë me pika apo dhe si ky në foto.

[caption id="attachment_428047" align="aligncenter" width="749"] Foto nga Pinterest[/caption]

Kontrastojini ngjyrat e ftohta me neutralet. Ose dhe me vijat. Koleksionet e reja janë plot me ide se si të kombinosh edhe printet më të vështira. Poshtë tek galeria keni disa ide direkt nga rrjetet sociale.

Na thoni cilat ide ju frymëzuan të krijoni kombinime të guximshme.