• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Të gjitha

    Këtë pranverë vishuni me të gjelbër. Ky është urdhër!


    Ngjyra e 2017-ës, sipas Pantone-s (Instituti i Ngjyrave), quhet e gjelbër Greenery, një nuancë e thellë dhe femërore perfekte, për ta bërë të pakonkurrueshme pamjen e stinës së ngrohtë. Janë të panumërta markat që kanë zgjedhur të gjelbrën për veshjet më glamour të koleksionit Pranverë/Verë 2017. Që nga fustanet, tek kombinimet e pantallonave, çantat, këpucët, e deri tek aksesorët e vegjël.

     

    ber-1 gjelber-2 gjelber-3 gjelber-4Sipas përshkrimit që jep Instituti i Ngjyrës Pantone, e gjelbra Greenery është një nuancë e gjallë, një ekstrakt i vërtetë i freskisë, një ton gjelbërimi i përzier me nuanca të së verdhës. I gjithi një frymëzim nga ngjyrat e gjetheve të ditëve të para të pranverës, një ngjyrë simbol i rilindjes, tamam si stina që do të përfaqësojë. Po sipas Pantone-s, Greenery kombinohet mrekullisht me ngjyrat e tjera pastel si gurkali e qartë, rozë-pudër dhe koral. Pra, u kuptuam. E gjelbra është fjala e fundit e modës.

     

    Foto 5

    Foto 6

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post