AktualitetTe gjitha

Këtë vit më pak radhë në pikat kufitare, zbuloni arsyen


Këtë vit të gjithë turistët apo emigrantët të cilët kthehen gjatë sezonit veror në Shqipëri, do të hasin më pak radhë në pikat e kalimit kufitar. Kjo për arsyen se për herë të parë në vend do përdoren lexues portabël të pasaportave, të cilat janë dhuratë për Policinë e Shtetit nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ata do të shpërndahen fillimisht në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë e Kapshticë. Kjo është hera e parë që policia shqiptare do të përdorë lexues pasaportash portabël.

Njoftimi i plotë:

Një lajm i mirë për Policinë e Kufirit dhe Migracionit në këtë fillim sezoni turistik…

Vizitorët e shumtë që do të hyjnë këtë verë në vendin tonë nga vendet fqinjë do të përballen me më pak radhë në pikat e kalimit kufitar, falë gjashtë lexuesve portabël të pasaportave që iu dhuruan sot Policisë së Shtetit nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ata do të shpërndahen fillimisht në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë e Kapshticë. Kjo është hera e parë që policia shqiptare do të përdorë lexues pasaportash portabël.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Lorena Fjolla