Aktualitet

Këtë verë do të na freskojë akullorja me shije vere

Pas akullores së zezë është radha e akullores vjollcë: quhet ‘winescream’ dhe është bërë virale në Instagram. Sa herë e kemi dëshiruar një akullore në një pasdite të nxehtë dhe kemi menduar....sikur të ishte pak alkoolike? Ose sa herë kemi dashur të shijojmë një gotë vere me një lugë për të kënaqur shijet e urisë?

Akullorja vjollcë është një miks i dy përbërësve shumë të thjeshtë: verë dhe akullore-sorbeto me vanilje. Përbërja është e butë dhe shija...varet nga ju. Nëse jetoni apo do të udhëtoni në Australi, akullorja me verë do të jetë e disponueshme në festivalin VINOMOFO në Sidney nga 23 në 25 qershor dhe kushton 30-140$.

Mezi po presim të mbërrijë edhe në vendin tonë...Pershtati/O.Zh/Tiranapost.al/

ak2