• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Në rresht të parë Të gjitha TIP top

    Këtë verë nuset nuk do vendosin vello. Diçka tjetër, më chic, po i tundon…


    Nga Marçela Lati/Kur thua nuse, nuk mund ta mendosh atë pa vellon, që quhet aksesori që të bën vërtet nuse. Për dasmat me ceremoni të rëndësishme (pra, jo për martesat në bashki) nuk mund të kuptohet një nuse pa vello. Velloja është elementi final në plotësimin e figurës së një nuseje. Por ja që në koleksionet e 2018-ës u njohëm me aksesorin që ka zëvendësuar plotësisht vellon dhe po bën trend. E kam fjalën për pelerinën. Mos u trembni… nuk e kam fjalën për pelerinat e filmit Konti i Monte Kristos. Pelerinat në fustanet e nusërisë do t’ju lenë pa fjalë dhe kanë zëvendësuar plotësisht  vellon. Këto pelerina e kanë boom-in tamam këtë verë.

    Sinjalin për këtë na e dhanë pasarelat  e Preview 2018 dhe në pasarelën e vitit të kaluar të Geraldina Sposa-s ne e prekëm pakëz këtë tendencë, duke ekspozuar disa modele me pelerinë në këtë fashion show.

     

    Foto nga arkivi i Geraldina Sposa

     

    Gabimi që nuk duhet të bëni kurrë është që të zgjidhni të keni vellon dhe pelerinën njëkohësisht. Pelerina ka 100% funksionin e një velloje. Madhështia dhe elegancea rrinë më së miri së bashku në kombinimet fustan & pelerinë. Një të parat që e bëri këtë zgjedhje këtu në Shqipëri ishte Orida Huta,  verën e kaluar, e cila e kuptoi në ajër që trendi i fundit në fustanet e nusërisë ishte tamam ky: një nuse pa vello por me pelerinë.

     

    Orinda Huta, foto nga arkivi i Geraldina Sposa

    Qoftë e gjatë, e mesme apo e shkurtër, pelerina është aksesori më në modë përgjatë 2018-ës. E rekomandueshme për vajza me shtat mbi mesatar dhe siluete elegante. Sigurisht që për dasma vere pelerina nuk ka funksionin që mund të ketë në një dasmë vjeshte apo dimri, ndaj duhet të keni kujdes që të jetë në material të lehtë. E çfarë mund të ketë më të lehtë se tyli? Nëse doni minimalizmin mund të zgjidhni pelerinë tyli pa qëndisma ose nëse pëlqeni dantellën zgjedhja mund të jetë me  ornamentet në të njëjtën linjë me dantellën e fustanit. Kjo do të ishte shkrirja perfekte.

     

    Foto nga arkivi i Geraldina Sposa

    Fustanet me pelerinë janë në linja bashkëkohore, por me elementin pelerinë të duket sikur je një nuse ëndrrash që ka udhëtuar në kohë. Ky trend po përqafohet nga nuset  edhe kur ato duan tradicionalen, por  e zgjedhin për setin e tyre fotografik ose për parakalimin drejt altarit.

     

    Foto nga arkivi i Geraldina Sposa

    Një fustan nusërie me pelerinë është ende i pakonsumuar vizualisht dhe si i tillë të jep mundësinë që të mos i ngjash shoqes tënde të zyrës në ditën e dasmës 🙂 . Pra, nëse fiziku yt ta mundëson zgjedhjen e këtij modeli për ditën tënde të dasmës, një gjë është e sigurt, do të thonë: Kjo po që ishte një nuse ndryshe!

    Lexohemi së shpejti

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]