Showbiz

Këtë verë mos i fillo pushimet pa kuptuar më parë rëndësinë e skrabit në lëkurë

Këtë verë mos i fillo pushimet pa kuptuar më parë

Shpesh nënvlerësohet, por në të vërtetë pastrimi është thelbi i bukurisë gjatë gjithë vitit dhe sidomos në verë. Sepse eliminon qelizat e vdekura dhe e bën lëkurën të shkëlqejë, duke e përgatitur atë për rrezet e diellit.

Për këtë arsye ne kemi hartuar një listë me 7 gjërat që duhet të dini për skrabin.

  1. Skrabi përbëhet nga grimca të kripës ose copa të bërthamave të frutave, të cilat, kur kalojnë në lëkurë të lagur, eliminojnë papastërtitë sipërfaqësore.

  1. Është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, nga e yndyrshmja tek më e ndjeshmja. Si ta zgjidhni produktin e duhur? Produktet me grimëca të vogla janë më të përshtatshme për epidermën dhe zonat më delikate, anasjelltas ato me grimca më të mëdha për zonat më të ashpra si këmbët, bërrylat, gjunjët.

  1. Mënyra e pastrimit është manuale dhe mund të kryhet me mjete specifike të tilla si dorashka ose furça për zonat më të vështira. Mos harroni dy gjëra: gjithmonë lagni lëkurën, mos e aplikoni skrabin në lëkurë të thatë dhe masazhojeni me lëvizje rrethore.

  1. Pse ta përdorni skrabin para se të ekspozoheni në diell? Kryesisht sepse është e nevojshme për të eliminuar shtresën sipërfaqësore të përbërë nga lëkurë e thatë dhe qeliza të vdekura; duke bërë kështu që lëkura do të shkëlqejë më shumë. Së dyti, për shkak se epiderma bëhet më e hapur ndaj produkteve diellore, të cilat veprojnë më mirë.

  1. Pastrimi duhet të përdoret para, rreth një javë, nga pushimet dhe gjithashtu pasi të ktheheni. Në lidhje me këtë, duhet të sqarojmë një mit të rremë: nuk është e vërtetë që eliminon abronxaturën, por largon çarjet sipërfaqësore, ndërkohë ngjyrën e plazhit e përforcon edhe më shumë.

  1. Pas pastrimit, gjithmonë kaloni një produkt hidratues dhe qetësues: megjithëse pastrimi është delikat, lëkura është pastruar por duhet të jetë edhe e hidratuar.

  1. Brenda skrabit ka edhe përbërës të tjerë. Ke dëshirë për freski? Zgjidh një skrab me mente. Më shumë ushqyerje për lëkurën? Mjalti është shumë i përshtatshëm për lëkurë delikate. A po kërkoni hidratim? Zgjidhni një me shegë. Me pak fjalë: secila lëkurë pastrimin e saj!