Aktualitet

Këtë verë do bëjmë gallatë

Është një gjuhë aq easy ajo e emoji-t (ose emotion), që na lejon të shprehim gjendjen shpirtërore në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Nëse edhe ti komunikon tashmë në whatsapp e të tjera rrjete me gjuhën më të bukur e të kuptueshme nga të gjithë, duke përdorur turiçka të verdha, zemra lule e qershi, atëherë moda e verës 2017 bën tamam për ty. Veshje e aksesorë marrin format e emojit dhe të veshin me mesazhe nga koka tek këmbët. Markat e njohura dhe ato më të lirat e kanë kapur që në ajër idenë komerciale dhe kanë krijuar koleksionet e reja me shenjat që i kuptojmë të gjithë.

jonida

Jonida Maliqi e ka tashmë një veshje të tillë. Dashuria për të veshur tendencat e para vazhdon. Bëj dhe ti si Jonida. Vishu me emoji dhe shih galerinë. Ka plot ide që do na i bëjnë verën shumë gallatë :)