Botë Te gjitha Tech

Këtë dimër nuk e kaloni pa El Nino-n


Me 70% janë shanset që të ndodhë El Nino para fundit të këtij viti. Këtë paralajmëron Organizata Botërore Meteorologjike, teksa sqaron se El Nino i fundit ndodhi në periudhën 2015-2016 dhe që atëherë ndikoi në situatën me motin në mbarë botën. Sipas ekspertëve ngjarja do jetë po me aq ndikim sa herën fundit. El Nino është një ngjarje e natyrshme që përfshin ndryshimin e temperaturave të oqeaneve në Paqësor, të cilat ndikojnë në motin në të gjithë botën. El Nino i vitit 2015-16 ishte një nga më të fuqishmit të regjistruar ndonjëherë, me një ndikim në rritjen e temperatura globale. Kujtojmë se në vitin 2016, u thye një rekord, si vitit më i ngrohtë i përjetuar ndonjëherë nga njerëzimi.

Fenomeni  çoi në thatësira në Afrikë  dhe përmbytje masive anembanë Brazilit, Argjentinës, Paraguajit dhe Uruguait. Këtë vit filloi me të kundërtën,  me të ashtuquajturën fazë La Nina.  U përjetuan ndryshimet vogla në temperaturat mesatare të sipërfaqes së detit në Paqësor. Por tashmë, El Nino po përgatitet dhe sipas WMO, ka shans me 70% të ndodhë para fundit të këtij viti. Ndërsa ngjarjet El Nino normalisht ndodhin çdo pesë deri në shtatë vjet, përsëritja e ngjarjes kaq afër, sugjeron se ndryshimi i klimës mund të ketë ndikim. ‘Ndryshimi i klimës po ndikon në dinamikën tradicionale të ngjarjeve El Nino dhe La Nina’, thotë eksperti Petter Taalas./ Për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

 

 

WMO forecast