Aktualitet

Këtë herë Brukseli nuk do fusë më hundët në punët opozitë-qeveri, Fleckenstein e tha të prerë

Këtë herë Brukseli nuk do fusë më hundët në

Nisur nga përgjigja e Knut Fleckenstein, (raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe eurodeputeti gjerman) për Deutsche Welle këtë radhë opozita dhe qeveria do jetë vetëm dhe nuk do vijnë më ndërkombëtarë për t i ulur ne tavolinë. Thirrjet ishin që mos të liheshin mandatet, por tani duket se Shqipëria nuk ka më vëmendjen e tyre. BE po merret më hallet e veta dhe çdo gjë do jetë në dorë të Edi Ramës dhe vullnetit të tij për t’i dhënë prapë dorën Lulzim Bashës apo jo më. Mbetet për t’u parë.

Do të ketë ndërmjetësim nga BE në këtë situatë, kur dihet se gjithmonë ndërkombëtarët e kanë zgjidhur situatën në raste krize?

Fleckenstein përgjigjet: Mos prisni që gjithmonë të vijnë arbitër nga Brukseli e të sheshojnë çdo sherr. Për këtë është edhe parlamenti, ku mund të grindesh, por me një shumicë pastaj gjen një zgjidhje se si do të vazhdohet. Ka ardhur koha që edhe shqiptarët ta bëjnë këtë vetë. Prandaj tani askush në Bruksel nuk po nxiton për të ndërmjetësuar, por nëse ndihma jonë është e nevojshme dhe të gjitha palët do pyesin për këtë, mund të flasim se ç’mund të bëjmë ne, por nuk mund të jetë gjithmonë kështu, që nga Brukseli të vijnë mediatorë, megjithatë, nëse qeveria dhe opozita e duan këtë, do të gjendet një rrugë./ Copyright/ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/fleckenstein-zhgenjyer-nga-opozita-mos-prisni-gjithmone-arbiter-nga-brukseli-qeveria-e-zgjedhur-nga-populli/