Aktualitet

Struktura e re/ Këta janë 4 drejtorët e rinj të Prokurorisë së Përgjithshme

Kryeprokurorja Arta Marku ka bërë disa ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë janë zbardhur emrat e rinj të drejtorëve në katër Drejtoritë që do të ketë Prokuroria e Përgjithshme me strukturën e re.

Report Tv raporton se Sokol Stojani është emëruar drejtor i Isnpektimit, pas shkrirjes nga Marku të Drejtorisë së Hetimit. Ndërkohë, drejtorët e tjerë do të jenë në po të njëjtat pozicione. Përkatësisht Adnad Xholi te Drejtoria Gjyqësore, Thoma Jano te Përgjimet dhe Arqile Koça te Marrëdhëniet me Jashtë.

Gjithashtu, lëvizjet janë shtrirë dhe në radhët e ekspertëve ku janë larguar nga detyra 4-5 ekspertë (kontabël, financiar dhe IT).

[caption id="attachment_172563" align="aligncenter" width="457"]Drejtoria Gjyqësore - Adnan Xholi[/caption]

[caption id="attachment_172564" align="aligncenter" width="343"]Drejtoria e Inspektimit - Sokol Stojani[/caption]

[caption id="attachment_172565" align="aligncenter" width="295"]Drejtoria e Marrëdhënieve me jashtë, Dekriminalizmit, Mbrojtjes së Dëshmitarëve - Arqile Koça[/caption]

/Tiranapost.al