Aktualitet

Këta janë dhunuesit e gazetarit Elvi Fundo

Këta janë autorët e rrahjes barbare ndaj gazetarit Elvi Fundo. Policia e Tiranës ka publikuar videon, pas dhunës së ushtruar në 8 mars, rreth orës 10:30, në rrugën “Asim Vokshi”, pranë stacionit të autobusëve. Policia i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit qytetarëve duke kërkuar ndihmën e tyre për t’i identifikuar, ndërsa ofron 500 mijë lekë (të rinj) shpërblim.

“I lutemi qytetarëve, se për ç'do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e tyre, të kontaktoni në numrin e emergjencave 112 ose në numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134. Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e kofidencialitetit të tyre”, theksohet në njoftimin e Policisë.

Ai u godit me sende të forta nga dy persona ende të paidentifikuar në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë. Gazetari, drejtues i platformës Citynews dhe i radios Best thotë se zbardhja e kësaj ngjarje kriminale do kohën e saj, por ajo nuk duhet lënë në harresë.

https://www.youtube.com/watch?v=KoNTDy4UzvU&feature=youtu.be