• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Këta janë banorët e parë që iu bashkuan nismës për të mbjellë pemë pranë çdo pallati


    Qytetarët i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë pranë çdo pallati. Banorët e Pallatit 138, rruga “Kostaq Cipo” në kryeqytet sëbashku me administratorin e pallatit të zgjedhur prej tyre kanë dhënë shembullin e parë duke mbjellë disa pemë në sheshin pranë pallatit të tyre. Qytetarë kanë kontribuar që qyteti i tyre të jetë më i pastër dhe më i gjelbër për ta dhe fëmijët e tyre.

    “Bravo banorëve të Pallatit 138, rruga “Kostaq Cipo” tek njësia nr. 1 dhe administratorit të pallatit Edison Pirja. Ju bashkuan të parët nismës tonë për të mbjellë pemë pranë çdo pallati, që të gjithë bashkë të kapim 100 mijë pemë gjer në 21 Mars – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook. /Tiranapost.al

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]