AktualitetTe gjitha

Kështu do të duket së shpejti Shiroka


Esencë editori/Shëtitore, stola, pemë dhe liqeni përballë. Kjo do të jetë pamja e re që do të ofrojë Shiroka në Shkodër. Zëvendëskryeministrja, Senida Mesi ka zbuluar fotot e projektit, ndërsa ka njoftuar se ka nisur puna për rikonstruksionin e sheshit të Shirokës.

“Ka nisur puna për Rikonstruksionin e Sheshit të Shirokës, në Shkodër.

Projekti “Për Rikualifikimin e Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës” parashikon shndërrimin e zonës në një destinacion të mirëfilltë turistik, që ofron hapësira urbane dhe natyrore të dedikuara për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, historisë apo sportit”, njofton Mesi.

Ky pos u realizua nga Eljona Ballhysa. Lajmi i referohet postimit në Instagram, të zv.kryeministres, Senida Mesi. Copyright Tiranapost.al.