Politikë

Këshilli i PD voton pro djegies së mandateve, Basha: Do ta fitojmë betejën

Këshilli i PD voton pro djegies së mandateve, Basha: Do ta

Këshilli Kombëtar i PD votoi unanimisht pro djegies së mandateve, ndërkohë që mbledhja është kthyer në një miting para selisë blu. Duke folur për mediat pas mbledhjes, Lulzim Basha tha se PD do t’i bindet urdhrit të sovranit për të protestuar më 21 shkurt, duke ia faturuar kështu djegien e mandateve popullit.

Sakaq, ai shtoi se nuk mund ta shmangte këtë kërkesë të qytetarëve.

“Njerëzit tanë do të jenë në krah të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë për të vendosur se, kurrë më në Shqipëri të mos vendoset një regjim tjetër diktatorial. Kurrë më të drejtat e njeriut të mos shkelen, siç kanë ndodhur këto 5 vite, që vendit t’i rikthehen zgjedhjet e lira e të ndershme. Ne hedhim këtë hap pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër, për t’i kthyer legjitimitetin institucioneve. Pas urdhrit të sovranit, i cili ushtoi fuqishëm në protestën më të madhe të 16 shkurtit ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër dhe zgjedhim t’i bindemi urdhrit të sovranit. Sovrani është populli, jeni ju. Do ta fitojmë betejën e nisur”, tha Basha. /Tiranapost.al/