Shëndeti

Këshillat që prindërit duhet të dinë për të mbrojtur fëmijët nga zjarri

Ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku zjarri i rënë në banesë i mori jetën tre të miturve, na ndërgjegjësoi për të kërkuar këshilla të vlefshme për prindërit që kanë fëmijë të vegjël por jo vetëm.

Për ta bërë shtëpinë një vend më të sigurt si edhe për të shmangur tragjedi të mundshme nga rënia e zjarrit duhet të dini:

1- Largoni fëmijët kur jeni duke gatuar. Ju ende mund të flisni me ta nëse i mbani tek dhoma ngjitur apo disa hapa më larg, por kurrsesi fëmijët nuk duhet të qëndrojnë pranë sobës. E njëjta gjë vlen edhe për ngrohëse të ndryshme apo oxhak.

2- Largoni çakmakët, shkrepëse apo të mjete të tjera që ndezin zjarrin nga vende të arritshme nga fëmijët.

3- Asnjëherë mos vendosni qirinj në shtëpi pa asnjë masë mbrojtëse.

4- Mësojini fëmijëve që të qëndrojnë larg zjarrit, duke iu shpjeguar se është i rrezikshëm

5- Vishuni fëmijëve veshje të lehta kur janë në shtëpi dhe me material që nuk digjet lehtë, për të evituar rastet e rënies së zjarrit apo djegie të ndryshme.

6- Tregoni kujdes ndaj prizave ose materialeve elektrike, duke kontrolluar vazhdimisht sigurinë e tyre.

7- Përpiquni që gjithmonë ti survejoni fëmijët tuaj dhe asnjëherë të mos jenë vetëm në shtëpi.

8- Mbani gjithmonë në shtëpi pajisje për shuarjen e flakëve.

9- Prindërit që konsumojnë duhan të dregohen të kujdesshëm në fikjen e tij.

10- Nëse jeni në gjumë ose brenda shtëpisë tuaj kur bie zjarr dhe tymi fillon të përhapet, merrni fëmijët tuaj, shtrihuni në tokë duke u zvarritur shkoni drejt derës.

J.L, Tiranapost.al